Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit është pajtuar që të hënën të mblidhet Kuvendi, për vazhdim të seancës së shkuar.
Ai ka bërë të ditur se AAK-ja ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen në veri. Sipas tij, ka pasur dakordim me të gjithë shefat e grupeve tjera parlamentare për të diskutuar për kohën dhe ditën e mbajtjes së seancës.
Të gjitha partitë politike e shohin shumë saktë që gjendja në veri është serioze dhe i tejkalon interesat partiake.
Besnik Tahiri – Kryetar i AAK-së
Lexo edhe: Edhe pse i sëmurë, Vuçiq u takua me ambasadoren e Kinës