E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kuvendi e zbaton vendimin e Qeverisë, zyrtarët me dëshmi paraqiten në punë

- Advertisment -spot_img

Kuvendi i Kosovës po e respekton vendimin e Qeverisë për kërkimin e dëshmisë së vaksinimit ose test negativ nga zyrtarët e tij.

Fehmi Pireva zyrtarë ndërlidhës me institucionet e agjencitë e pavarura në Kuvend, i ka thënë Ekonomia Online se ka ardhur i përgatitur ashtu siç po kërkohet me dy doza vaksinë anti-Covid.

Jam vaksinuar për herë të dytë. I kam kryer të gjitha proceduar të cilat specifikohen dhe kërkohen me vendim të Qeverisë. Sot kemi ardhur në punë, jemi me dokumentacion të plotë dhe shpresojmë për ditë më të mira dhe që të kalojnë çdo vështirësi pas vaksinimit.

Fehmi Pireva – Ndërlidhës me institucionet e agjencitë e pavarura në Kuvend

Ndërsa një zyrtare tjetër Kuvendit i kanë thënë EO prapa kamerës se është vaksinuar dhe se zyrtarët e sigurimit në mëngjes i kanë kërkuar dëshminë për tu futur brenda, raporton EO, tranmseton Observeri./observeri/

Lexo edhe: Afro 4 mijë raste aktive me koronavirus në kryeqytet

Artikuj të ngjashëm