E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Kushtetuesja hodhi poshtë ankesën e Listës Serbe

- Advertisment -spot_img

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe që me 29 mars ishte ankuar se Qeveria Kurti nuk ia kishte dhënë dy ministri komunitetit joshumicë serb, raporton Koha, transmeton Observeri.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja thotë se “është i detyrueshëm konsultimi ose miratimi i deputetëve që përfaqësojnë ‘komunitetin në fjalë’, përkatësisht deputetët që përfaqësojnë komunitetin serb ose që përfaqësojnë komunitetet tjera jo shumicë, varësisht nëse kandidati përkatës është deputet i Kuvendit ose jo, dhe jo shumica e të gjithë deputetëve që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”.

Bazuar në këtë, Qeveria Kurti, çështjen e ndarjes së Ministrisë së tretë për deputetët joshumicë, e cakton në diskutim me deputetët e zgjedhur apo anëtarët e komuniteteve në fjalë.

Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata theksoi se ministri i “tretë” nga komunitetet jo shumicë, përkatësisht Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte deputet i Kuvendit i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i deklaruar se përfaqëson një nga komunitetet tjera jo shumicë në Kuvend në kuptim të nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës dhe i cili është propozuar për këtë pozitë në konsultim me deputetët që përfaqësojnë komunitetet e tjera jo shumicë në Kuvend. Duke marrë parasysh që kandidati përkatës ishte deputet i zgjedhur i Kuvendit, miratimi formal nga komuniteti në fjalë nuk është detyrim kushtetues, ndërsa para Gjykatës nuk kishte asnjë pretendim që deputetët që përfaqësojnë komunitetet tjera jo shumicë nuk ishin konsultuar në propozimin e këtij kandidati për Ministër, përkundër faktit që Gjykata u kishte mundësuar që të paraqesin komentet e tyre lidhur me kërkesën e dorëzuar nga parashtruesit e kërkesës.

Prandaj, Gjykata konstatoi që, Vendimi i kontestuar i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë nuk është nxjerrë në kundërshtim me paragrafët 3 dhe 5 të nenit 96 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese

Lista Serbe kishte kërkuar nga Qeveria Kurti dy ministri, derisa ka marrë vetëm atë për Komunitete dhe Kthim, e udhëhequr nga Goran Rakiq./observeri/

Lexo edhe: Konjufca mban fjalim në parlamentin e Hungarisë, kritikon ata për mosliberalizimin e vizave

Artikuj të ngjashëm