Shefja e Grupit Parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se për shtyrjen e zgjedhjeve duhet që të ketë vendim konsensual nga të gjitha partitë.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shtoi se shumë me rëndësi është që të mbrohet shëndeti i qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.
Qëndrimi ynë është që të jetë vendin konsensual i të gjitha partive. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin e qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e IKShPK-së të kemi fushatën në rast se vendoset të vazhdohet siç ka qenë.
Mimoza Kusari-Lila – Shefja e LVV-së
Lexo edhe: Albin Kurti deklarohet pro hapjes së arkivave të UÇK-së