Kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me arkivat e UÇK-së, për çka që nga dje u bë debat me reagime të shumta.
Kusari-Lila ka publikuar dokumentin për Ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, ku përfshihen edhe Arkivat e UÇK-së.
Tutje ka shkruar se kjo është bërë nga legjislatura e kaluar e Kuvendit, ku e kanë draftuar dhe prezantuar këtë projektligj për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Sipas saj, arkivën vetëm e ka aktualizuar Bislmi, derisa ka thënë se ata që dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkivë si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin.
Lexo:Tre persona rrahin një burrë për çështje pronësore në Vushtrri
E nëse UÇK-ja nuk kishte arkivë, le të përgjigjen ata që e shënuan atë si vlerë të saj në projektligj, për çka e kishin fjalën.
Mimoza Kusari-Lila
Postimi i plotë: