E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kusari-Lila: Aktakuza ndaj meje nuk ka të bëjë me qeverisjen lokale

- Advertisment -spot_img

Kandidatja e VV-së për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj saj lidhur me hidrocentralet, në kohën kur ajo pati qenë ministre e Tregtisë

Në Debatin për Gjakovën në KTV, Kusari-Lila ka thënë se kjo aktakuzë nxjerr në pah mangësitë e sistemit të drejtësisë, pasi sipas saj për gjashtë vjet ende nuk ka arritur të faktojë veprat për të cilat akuzohet.

Nuk ka të bëjë asgjë me qeverisjen në nivelin lokal (aktakuza), e cila ka të bëjë me një proces që tashmë është shndërruar në një komedi të llojit të vet, me mungesë të fakteve dhe argumenteve dhe ende derisa flasim është në nivelin e aktakuzës dhe nuk ka asnjë vendim të gjykatës. E dyta, flasim për një proces që zhagitet në sistemin e drejtësisë që 6 vite, që tregon mangësitë tjera që sistemi i drejtësisë i ka, pa asnjë fakt që mund të tregojë keqpërdorim të pozitës apo përfitim personal.

Mimoza Kusari-Lila – Kandidate për kryetare të Gjakovës nga LVV-ja

/observeri/

Lexo edhe: Kurti për rritjen e të hyrave: Kemi nisur qepjen e thesit të shqyer

Artikuj të ngjashëm