E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Kurti zbulon propozimin që NATO i bëri Serbisë për situatën në veri të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për ta gjetur një zgjidhje për çështjen e bllokimit të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Kurti tha se uron dhe shpreson që atje të gjendet zgjidhja.

Kurti, ndër tjerash, tregoi po ashtu propozimin që e mori të hënën nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Franco Federici. Ai tha se i është propozuar që të hiqen barrikadat dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësoheshin nga anëtarë të KFOR-it.

Me sa jam në dijeni, zëvendëskryeministri ynë, Besnik Bislimi do të zhvillojë takime të ndara me emisarin Miroslav Lajçak, dhe më pas mbase do të ketë takim me homologun e tij nga Serbia në këtë takim. Unë uroj e shpresoj që të gjendet zgjidhja aty. Gatishmërinë tonë e kemi treguar edhe të hënën në mëngjes kur erdhi te unë komandanti i KFOR-it, i cili pak a shumë e dha një propozim, që ishte racional e që nënkuptonte heqjen e barrikadave dhe zëvendësimin e njësive speciale deri në një qetësim të situatës nga pjesëtarët e NATO-s apo KFOR-it. Policia kufitare do të ngelej në Bërnjak apo Jarinjë dhe reciprociteti i targave do të vazhdonte. Ne në parim e kemi pranuar këtë.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Ai shtoi se propozimi i njëjtë u refuzua nga Serbia.

Në dakordimin që e kemi dhënë, ne jemi konsultuar paraprakisht, unë dhe ministri Sveçla, me Policinë e Kosovës. Ne kemi qenë dakord, mirëpo Serbia e ka refuzuar këtë. Javën e kaluar, Serbia e ka refuzuar takimin në Bruksel, ndërsa këtë javë propozimin e KFOR-it.

Shtoi Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Kurti pas takimit me Von der Leyen: BE është ndër donatorët më të mëdha në Kosovë

Artikuj të ngjashëm