E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Kurti viziton kuzhinën e hapur nga Shoqata e Grave Vetushqyese në Vushtrri

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepi kanë vizituar sot kuzhinën e hapur nga Shoqata e Grave Vetushqyese në Vushtrri, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook.

LVV-ja ka thënë se gratë në ndërmarrësi edhe pa përkrahjen e shtetit kanë arritur suksese, për të theksuar se Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s i përkrahë gratë sipërmarrëse.

Gratë në ndërmarrësi edhe pa përkrahjen e shtetit kanë arritur suksese. Dëshmi e kësaj është Kuzhina e hapur nga Shoqata e Grave Vetushqyese në Vushtrri, të cilën e vizitoi sot Kryeministri Albin Kurti, bashkë me kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepi. Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s i përkrahë gratë sipërmarrëse. Është ky sektor, e sidomos punësimi i grave që na intereson e që do ta mbështesim në Bashkë qeverisje prej 17 tetorit.

thuhet në njoftimin e LVV-së.
Mund të jetë një imazh i 1 person, ushqime dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm