E martë, 27 Shtator, 2022
spot_img

Kurti: Vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Sekretarit Parlamentar Shtetëror në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, z. Thomas Silberhorn, ku u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Siberhorn për mbështetjen në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike.

Lidhur me gjendjen në pikat kufitare 1 dhe 31, Bërnjak dhe Jarinje, kryeministri tha se vendimi për targat nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serb të Kosovës e as kundër ndokujt tjetër.

Kryeministri ritheksoi punën korrekte dhe pa asnjë incident të Policisë së Republikës së Kosovës, përgjatë këtyre ditëve të angazhimit për sigurimin e mbarëvajtjes së zbatimit të vendimit për targat.

Gjithashtu në takim u theksua rëndësina e përkrahjes gjermane në qëllimin për t’u bërë anëtar në forumin rajonal A5 dhe në programin e Partneritetit për paqen.

U diskutua për rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale e moderne dhe ofruese e sigurisë, si edhe për misionin e saj jashtë vendit në bashkëpunim me SHBA-në./Observeri/

Artikuj të ngjashëm