E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti ua shpjegon eurodeputetëve aksionin e Policisë në veri

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në parlament, Viola von Cramon.

Kurti gjatë takimit është pyetur nga eurodeputetët lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës të datës 13 tetor. Kurti u ka thënë atyre se operacioni ishte kundër kontrabandës dhe kriminalitetit dhe përfshinte 26 lokacione të ndryshme në gjithë territorin, 5 nga to në Mitrovicën Veriore.

Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Gjatë takimit është diskutuar edhe lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast Kurti tha se nuk kanë alternativë, por duhet kuptuar se as njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë.

Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke.

Tha Kurti

Ndërkaq zëvendëskryeministri Bislimi foli për mbarëvajtjen e negociatave për zgjidhjen e përkohshme për targat dhe pritjet për gjetjen e zgjidhjes së përhershme.

Përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon falënderoi institucionet e Kosovës për pranimin dhe ndihmën e ofruar për refugjatët afganë, si dhe i përgëzoi për reformat e nisura në drejtësi, përkushtimin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për ruajtjen e stabilitetit institucional./observeri/

Lexo edhe: Kurti pret në takim eurodeputetët të udhëhequr nga Viola Von Cramon

Artikuj të ngjashëm