Një eksplodim i fuqishëm ka ndodhur në spitalin modular të Tetovës sonte rreth orës 20:00.
Ky zjarr masiv sipas mediave lokale ka marrë shumë jetë njërëzish, si dhe është raportuar për dhjetra të lënduar.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.
Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin.
Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve.
thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.