E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Kurti telefonatë me Blinken: Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë

- Advertisment -spot_img

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar telefonatë me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Në një shkrim në Twitter, Kurti ka thënë se është biseduar për pranimin e afganëve në Kosovë, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurtë.

Tutje u shpreh se, aleanca mes Kosovës dhe Amerikës, është e palëkundur.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë.

tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter

Të hënën gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Ministri u shpeh se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ardhja e qytetarëve të tjerë afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Artikuj të ngjashëm