E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Kurti: Të domosdoshëm hapat konkret për reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Habitateve, ka thënë se është shumë e domosdoshme që të merren hapa konkret për të reduktuar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit që mbizotëron në qytetet e Kosovës.

Në fjalimin e tij, në ngjarjen e organizuar nga UN Habitat, vëmendje e veçantë iu kushtua qyteteve dhe kapaciteteve që kanë ato në reduktimin e nivelit të emetimeve të karbonit, ndërsa prodhimi i energjisë, transporti dhe ngrohja individuale u theksuan si kontribuuesit më të mëdhenj në emetimin e gazrave.

Është e domosdoshme që ne të ndërmarrim hapa konkret në reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit që kemi në qytetet tona, i cili ndikon në shëndetin e qytetarëve tanë me vdekje të parakohshme dhe cilësi të dobët të jetës.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Ai theksoi se qytetet që kemi sot ofrojnë mundësi të shumta që të reduktojmë nivelin e dioksidit të karbonit dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë standardet e jetesës, duke bërë qytetet tona të shëndetshme dhe me ekonomi të qëndrueshme.

Kurti tha se me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian dhe partnerët tonë ne mund të zhvillojmë një sistem të transportit publik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

Kjo do të na ndihmojë të ulim emetimet, të përmirësojmë cilësinë e ajrit, zhurmën, shëndetin, mirëqenien, të zvogëlojmë bllokimet dhe të krijojmë vende pune me cilësi të lartë.

Shtoi Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Sveçla e Mazreku vizitojnë Jarinjën dhe Bërnjakun

Artikuj të ngjashëm