E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti takon policët që u lënduan në aksionin kundër kontrabandës në veri

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të dielën zyrtarët policorë që kanë marrë lëndime trupore në aksionin kundër kontrabandës në veri të vendit më 13 tetor.

Përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, në takim me zyrtarët policorë, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, Kurti shprehu keqardhje për sulmin ndaj policëve duke theksuar se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen.

Ky operacion policor që ishte realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kishte kaluar pa probleme, përveç se në Mitrovicë të Veriut. Atje grupe kriminale në mënyrë të organizuar ishin grumbulluar, kishin krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kishin përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare

thuhet në njoftim.

Nga ky aksion policor, 10 zyrtarë mbetën të lënduar, prej tyre shtatë të nacionalitetit shqiptar dhe tre të nacionalitetit serb.

U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë. Gjatë takimit u theksua se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale.

thuhet tutje ne njoftim.

Artikuj të ngjashëm