E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti takohet me presidentin malezez në Samitin e Paqes në Paris

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Paris, ku është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Në këtë forum po merr pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i cili është takuar me Kurtin.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Gjukanoviq, i cili edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen të dy në shoqëri të bashkëshorteve

Forumi i Paqes në Paris ka zgjatur tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor, në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj./Observeri/

Artikuj të ngjashëm