E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në kampionatin botëror të boksit në Beograd.

Në reagimin e tij në Twitter, kryeministri Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë veprimin diskriminues të Beogradit zyrtar.

Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Boksierët kosovarë do të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që ka nisur në kryeqytetin serb, por Serbia e pengoi shkuarjen e tyre në fundjavë, për shkak të simboleve shtetërore.

Më 23 tetor, Asociacioni Botëror i Boksit tha se Kosova është anëtare fuqiplotë e tij dhe se pret pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara./observeri/

Lexo edhe: LVV fitoi në 15 komuna nga votat e mërgatës, LDK në 7 kurse PDK dhe AAK në 3 komuna

Artikuj të ngjashëm