E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, s’e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet, por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opzitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.

Kryeministri tha se kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, asnjëherë.

Sipas tij, ishte gjithmonë Beogradi ai që ishte nervoz kur “Zajednica” nuk kaloi, e kjo sepse, sipas tij, Serbia do që të krijojë një shtet tjetër brenda Kosovës.

Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) donë që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Ish-komandanti i FSK-së: Vuçiq dhe Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë, për t’i sjellë në veri të Kosovës

Artikuj të ngjashëm