E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kurti: Serbia dëshiron ta eskalojë situatën

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se tensionet e fundit në veri janë shkaktuar nga deklarimet nxitëse në Beograd. Ai ka thënë se Serbia dëshiron ta eskalojë situatën.

Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigjur pozitivisht, prandaj provokimet e tilla, pengesat dhe bllokadat e krijuara, përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Ai ka potencuar se qytetarët në veri pa dallim përkatësie nuk duhet të frikësohen.

Paramendoni se çka do të ngjante me pikat kufitare aty ku nuk do ishte policia. Sulmet janë dëshmi qe është synuar në pikat kufitare. E mbani mend kur ne shpalljen e pavarësisë i patën djegur. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi Njësitë Speciale të policisë. Njësitë tona po i mbrojnë edhe pikat kufitare edhe policët. Asnjë incident në pikët kufitare në ditën e gjashtë. Aty ku nuk ka pasur polici ka rrezik për incidente e një i tillë ndodhi. 6 ditë zbatim të masave pas vendimit të Qeverisë e asnjë incident sepse ka pasur policë të Kosovës. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë ardhur nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi. Ata që i djegën deshën që të mos kenë ku të pajisen me targa. Kurrë s’ka qenë më i lartë morali i pjesëtarëve të Policisë e profesionalizmi i tyre është i lartë.

Shtoi Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi për t’u pajisur me targa të përkohshme është duke u zbatuar në tërë territorin e Kosovës, dhe se deri më tani janë lëshuar mbi 9 mijë targa të përkohshme.

Sot pasmesnate në një akt kriminal është djegur qendra në Zubin Potok dhe në të njëjtën kohë edhe dy bomba dore janë hedhur në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan. Drejtoria e Krimeve të rënda nga Drejtoria e Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin./observeri/

Artikuj të ngjashëm