Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së shpejti do të jetë në vizitë zyrtare në SHBA, është njoftuar nga Qeveria.

Në disa mediume ishte raportuar se Kurtit nuk i është dhënë viza amerikane. Ky lajm bëri bujë në mediumet serbe.

Amerikanët refuzuan Kurtin

kishte shkruar “B92”, raporton KOHA.

Por, nga Qeveria e Kosovës thonë se është e pavërtetë, pasi Kurti ka vizë amerikane.

Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar

ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi