E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kurti reagon ndaj deklaratave të Vuçiq: Vërejta shumë inat, shumë vrer

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur dhe ka folur ndër tjerash edhe për reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave.

Kurti tha se nuk e ka ndjekur plotësisht deklaratën e Vuçiqit, por tha se ka vërejtur inat dhe vrer që nuk e ndal eskalimin e situatës, raporton Gazeta Express.

Nuk e kam ndjekur të plotë deklarimin e presidentit të Serbisë. Cilësimet për veprimet tona nuk janë shumë të drejta. Vrejta që ka shumë inat, shumë vrer që nuk i kontribuon deeskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore duke u bazuar ne interesat e përbashkëta si dhe në vlerat evropiane.

Aleksander Vuçiq – President i Serbisë

Ai më pas shprehu keqardhje për qytetarët që detyrohen të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Ndërsa, dje Vuçiq tha se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE-ja për situatën.

Ai po ashtu tha se kishte marrë një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por se e refuzoi, duke e quajtur poshtërues për Serbinë./observeri/

Lexo edhe: Kurti nuk do të marrë masa ndaj Goran Rakiq

Artikuj të ngjashëm