E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti premton përkushtimin e Qeverisë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Atdhe Hykollin, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Ali Gashin, kryetar i Këshillit drejtues të BSPK-së.

Sipas njoftimit dërguar mediave, Kurti ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së.

Njoftohet se ai ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve në punë, nëpërmjet rishikimit të kornizës ligjore për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë, si dhe nëpërmjet fuqizimit të mekanizmave të zbatimit të ligjit./observeri/

Lexo edhe: MSh njofton se shtetasit e huaj mund të vaksinohen kundër COVID-19 edhe në Kosovë

Artikuj të ngjashëm