E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti për ‘The Telegrahp’: Serbia po kërcënon me luftën e tretë Ballkanike

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për gazetën britanike ‘The Telegrahp’ ka thënë se Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike.

Kryeministri Kurti në intervistën përmedian britanike ka akuzuar presidentin Vuçiq se po sillet sikur Gjermania mes dy luftrave botërore.

Ata duan të sillen sikur të jenë Gjermania mes dy luftrave botërore: Nëse nuk do të na kënaqni, ne do ta shkaktojmë edhe një[luftë] tjetër. Sepse e kanë bërë një herë në vitet e 90-ta

ka thënë Kurti.

Kurti tha se Serbia ka rritur tej mase shpenzimet për ushtrinë.

Nëse i kontrolloni shifrat për shpenzimet ushtarake të shpenzuara në Serbi, të cilat vitet e fundit janë rritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?.Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam parë teksa muaj e vite më parë”, shtoi ai. “Është një analizë racionale – jo emocional

ka thënë tutje Kurti.

Serbia dërgoi trupa në kufi me Kosovën në muajin shtator kurse pati edhe përplasje të protestueseve serb me policinë e Kosovës në veri të vendit gjatë muajit të kaluar.

Derisa, në fillim të kësaj jave, përfaqësuesi i  lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje paralajmëroi se marrëveshja e paqes së Dejtonit e nënshkruar në vitin 1995 është afër shkatërrimit./The Telegraph

Artikuj të ngjashëm