E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Kurti për pagesën për targa: Po shqyrtohet mundësia e kompensimit për qytetarët e Preshevës

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur sërish për reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.

Kurti u pyet nga gazetarët se çfarë do të ndodh në këtë rast me shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët do të duhet të paguajnë për marrjen e targave të përkohshme RKS.

Kryeministri tha se janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Jemi të vetëdijshëm që shumë qytetarë të Luginës do t’iu duhet të paguajnë na vjen keq për këtë gjë, jemi duke shqyrtuar një mundësi që çfarë mekanizimi shtetëror të gjejmë që të kompensohen sado pak ta korrigjojmë këtë kosto që e kanë.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Kurti reagon ndaj deklaratave të Vuçiq: Vërejta shumë inat, shumë vrer

Artikuj të ngjashëm