E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti për masat 2.1 dhe 2.4: Kurrë më parë nuk ka pasur këso mbështetje

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në rrjetin social facebook ka shkruar për masat 2.1 dhe 2.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për të cilat ka thënë se kurrë më parë nuk ka pasur këso mbështetje.

Ai ka thënë se me masën 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për subvencionim prej 20% te kredisë investive, prodhuesi që investon 500,000 euro në zgjerim të kapaciteteve do të marrë edhe më shumë sesa kamata që paguan: 100,000 euro, më saktësisht.

Qasja në financa dhe kostoja e financimit janë ndër sfidat kryesore që prodhuesit tanë kanë për të zgjeruar kapacitetet e tyre. Për një investim në shtim të prodhimtarisë, nëse një biznes do të merrte kredi në shumë prej 500,000 euro, me kamatë 6% për t’i kthyer brenda 5 viteve, biznesi do të duhej të kthente: shumën e marrë, plus kamatën prej 79,984 euro. Kërkesa e prodhuesve çdoherë ka qenë që shteti t’u ndihmojë duke ua subvencionuar gjysmën e kamatës. Me masën 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për subvencionim prej 20% te kredisë investive, prodhuesi që investon 500,000 euro në zgjerim të kapaciteteve do të marrë edhe më shumë sesa kamata që paguan: 100,000 euro, më saktësisht.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Ndërsa, për masën 2.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130,000 euro tjera, shtesë mbi shbvencionimin e investimit, për të ngritur kapacitetet e stafit, rritur cilësinë e produktit, dhe gjetjen e tregjeve të reja.

Dhe mbështetja nuk ndalet me kaq. Sepse me masën 2.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130,000 euro tjera, shtesë mbi shbvencionimin e investimit, për të ngritur kapacitetet e stafit, rritur cilësinë e produktit, dhe gjetjen e tregjeve të reja. Kurrë më parë nuk ka pasur këso mbështetje. Qeveria është në anën e prodhuesve!

Përfundoi Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Pas kërcënimit ndaj Kurtit, Mustafa kthehet në kohën e Zajednicës, kujton sulmin me molotov në shtëpinë e tij

Artikuj të ngjashëm