E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Kurti pas takimit me von der Leyen: Serbia merr donacione nga BE-ja e militarizohet nga Rusia

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ku ka folur edhe për vendimin e qeverisë për targat.

Kurti tha se Serbia merr donacione nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.

Ai tha se kanë zbatuar një dakordim të vjetër sa i përket targave por që Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar mjete luftarake të prodhimit rus.

Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësishyt Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tankset dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë.

Albin Kurti

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Serbia përfiton donacione dhe fonde nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.

Lexo edhe: Jeton Mehmeti: KOSTT nuk do të mund të paguaj rrymën në veri pas muajit dhjetor

Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina.

Albin Kurti

Ai tha poashtu se sulmet në Zubin Potok janë pasojë e deklarata luftënxitëse të Vucicit.

Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Zveçan pasi këto sulme erdhën pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm