E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Kurti pas takimit me Von der Leyen: BE është ndër donatorët më të mëdha në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti në një konferencë për media tha se Bashkimi Evropian është ndër donatorët më të mëdha në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Vetëm në periudhën 2014-2020 përmes IPA 2, BE ka përkrahur Kosovën më 600 milionë euro. Në takim biseduam për një sërë çështjesh, por fokusi ka qenë te projektet që kemi në përgatitje, në planin e investimeve ekonomike. E njoftova presidenten së në kuadër të planit të investimit për 6 vitet e ardhshme kemi identifikuar mbi 100 projekte që shtrihen në 13 sektorë të ndryshëm.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Kurti gjithashtu tha se kanë biseduar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, pandeminë COVID-19 dhe situatën e krijuar në veri.

Kryeministri tha se në takim ka njoftuar Ursula von der Leyen, se Serbia ka reaguar me forcë pas masës së reciprocitetit me targa. /observeri/

Lexo edhe: Kurti pas takimit me von der Leyen: Serbia merr donacione nga BE-ja e militarizohet nga Rusia

Artikuj të ngjashëm