E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti: Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra lidhur me projektin e gazit.

Ai tha se nga fillimi i mandatit janë angazhuar që të shikojnë mundësitë për ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhte fillimisht Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Kurti dha detaje edhe për çështjet që janë analizuar lidhur me këtë projekt.

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit ka punuar intensivisht për t’i shikuar mundësitë e ndërtimit të gazsjellësit që do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, e që vazhdon më pas nga Maqedonia e Veriut në Greqi e ku lidhet më pastaj me TAP-in. Gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar veçanërisht për t’i qartësuar disa çështje. Koston e komponentëve të ndryshme të infrastrukturës, mënyrën e financimit dhe sa do të duhej që të marrim kredi si shtet, përdorimet potenciale të gazit dhe nga kush? Pëshembull a do të ishte fizibile që të përdoret për ngrohje qendrore apo do të përdorej vetëm për prodhim të energjisë elektrike, entiteti dhe kushtet e ndërtimit dhe operimit të termocentralit eventual me gaz dhe ndikimin e prodhimit të energjisë elektrike me gaz në çmimin e energjisë.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se kanë analizuar në detaje informatat lidhur me projektin për gazin.

Ai deklaroi se është joserioze që të ngutem e të marrin vendim për gazin për 22 vitet e ardhshme.

Marrja e këtyre informatave dhe analizimi me sukses i tyre janë procese normale që ndërmerr një Qeveri. 22 vjet nuk ka pasur vendime të mëdha për energjinë edhe ne në pak muaj të marrim një vendim për 22 vitet e ardhshme është jo serioze nëse ngutemi, është papërgjegjësi nëse nxitohemi. Ne jemi siguruar që vendimet të jenë sa më shumë të informuara duke parasysh në radhë të parë përfitimet që paguajnë bizneset dhe qytetarët ose taksapaguesit tanë. Kur ta marrim gazin dikush duhet me pagu. Nuk e paguajmë ne si politikanë por e paguajnë qytetarët.

Tha Kurti

Haradinaj e ka quajtur gabim strategjik të Kosovës vendimin për të mos ndërtuar gazsjellësin, për të cilin tha se janë ndarë 200 milionë euro.

Paret janë të dedikuara për gazsjellësin. Fillimisht projekti është 200 milionësh për diversifikim të burimeve të energjisë, pas tri vjet negocimi të dy qeverive Haradinaj dhe Hoti dhe këto para janë të dedikuara për gazsjellësin, nëse nuk i merrni tash ju do t’i humbni edhe tri vjet tjera për me i marrë këto para për ndonjë projekt të ri.

Shtoi Kurti

Në kundërreplikën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se fondet s’kanë qenë vetëm për gazsjellës dhe s’mund të rregullohet aleanca me ShBA-të përmes disa gypave

Kurfar parash nuk kanë pasur të vijnë në nëntor,  dhe nuk është e vërtetë që fondet janë ose për gaz ose hiç. Sa i përket aleancave që po flsini, ne e kemi pasur rastin e Contour Globalin, u nënshkru Contour Globali nuk u ndreq aleanca u prish Contour Globali nuk u ndreq aleanca sepse është shumë e fuqishme. Është gabim instrumentalizimi i ShBA-ve për ta sulmuar kryeministrin e Kosovës. Ju keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm në kapital me Contour Global, sepse ju me pare të shtetit je shumë dorëshlirë, e me paratë e juaja private jeni koprrac. Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa, kjo është cektësia dhe shkurtpamësia e juaj,

Përfundoi Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Përplasen në Kuvend Driton Selmanaj me Hekuran Muratin për çështjen e gazit

Artikuj të ngjashëm