E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti: Nuk ka “Ballkan të Hapur” me Serbi të mbyllur ndaj Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë dobi nga iniciativa “Ballkani i Hapur” derisa Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës.

Kurti tha se Serbia duhet të heq fillimisht barrierat që i ka vënë Kosovës, pastaj të mendohet për një Ballkan të hapur.

Serbia nuk i pranon as diplomat, as dokumentet, as vulat e as certifikatat tona, Nuk ka Open Ballkan me Serbi të mbyllur për Kosovën. Le të hapet njëherë Serbia për Kosovën, duke hequr barrierat që na i vendos, dhe mandej mund të mendohet se Ballkani i Hapur do të bëhet.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Kryeministri ka komentuar edhe përkrahjen e kësaj iniciative nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Ata nuk dalin kundër kësaj, por respektojnë edhe qëndrimin e Kosovës që të jetë skeptike ndaj një iniciativë të tillë. Unë mendoj se iniciativat rajonale që përbrenda nuk është Bashkimi Evropian duhet t’i shohim me skepticizëm dhe e dyta nuk duhet t’i themi. Unë nuk ju përkas atyre liderëve politik që besojnë vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit, nuk është as ndjeshmëri kulturore e as orientim politik i imi me të ashtuquajturën vetëmjaftueshmëri të Ballkanit, të liderëve të cilët duken se po bëhen bashkë me idenë se duhet vazhdimisht të ankohemi ndaj Bashkimit Evropian. Unë jam kritik ndaj Bashkimit Evropian, por pa cinizëm dhe pa hidhërim.

Tha Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Kryeministri Kurti flet për variantin e ri të Covid-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm