E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Kurti nuk e tërheq Njësinë Speciale nga veriu: Aty ku është policia nuk ka asnjë incident

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i janë drejtuar qytetarëve të Kosovës për situatën në veri përmes një konference për media.

Kurti, ka deklaruar sot gjatë konferencës për media se njësitë speciale të Policisë do të qëndrojnë në veri derisa “të pushojë rreziku”.

Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi Njësitë Speciale të policisë. Njësitë tona po i mbrojnë edhe pikat kufitare edhe policët. Asnjë incident në pikët kufitare në ditën e gjashtë. Aty ku nuk ka pasur polici ka rrezik për incidente e një i tillë ndodhi. 6 ditë zbatim të masave pas vendimit të Qeverisë e asnjë incident sepse ka pasur policë të Kosovës. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë ardhur nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi. Ata që i djegën deshën që të mos kenë ku të pajisen me targa. Kurrë s’ka qenë më i lartë morali i pjesëtarëve të Policisë e profesionalizmi i tyre është i lartë

ka theksuar tutje Kurti.

Ai ka thënë se tensionet e fundit në veri janë shkaktuar nga deklarimet nxitëse në Beograd duke theksuar se Serbia dëshiron ta eskalojë situatën.

Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigjur pozitivisht, prandaj provokimet e tilla, pengesat dhe bllokadat e krijuara, përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj

ka thënë ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai po ashtu bëri të ditur se për shkak të situatës në veri, të shtunën do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, vendimet që do të ndërmerren karshi situatës së krijuar do të jenë në përputhje e me vlerësimet që i bëhen situatës së sigurisë.

Tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të këtillë e kemi vlerësuar dhe sjellja jonë është profesionale e korrekte deri më tani

është shprehur Kurti.

Kurti tutje ka thënë se faktorët ndërkombëtarë duhet të kuptojnë që Serbia nuk është e interesuar për dialog të hapur dhe fqinjësi të mirë.

Artikuj të ngjashëm