E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Kurti nis fushatën: Qytetarët do të votojnë kundër politikave që kthejnë abuzimet me miliona euro

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit përmes një video-mesazhi.

Kurti ka thënë se qytetari i Kosovës më shumë se cdo kush tjetër e urren korrupsionin e shkaktuar nga politika, andaj beson se në zgjedhjet lokale do të votojnë, sic thotë ai, për projektin modernizues të ndershëm e humanist të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje, e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancë e dhunë e pushtetarëve.

Qytetari i Kosovës e urren korrupsionin politik. Më shumë e më parë secilindo nga vendet e tjera ballkanike, qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e dobëson vendin tonë. Prandaj kam sigurinë se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, qytetarët e Kosovës, kudo, do të votojnë për projektin modernizues, të ndershëm e humanistë, të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve

është shprehur Kurti.

Tutje, kreu i VV-së përmendi edhe mos-shtyrjen e zgjedhjeve për të thënë se ashtu sic fituan me 14 shkurt në zgjedhjet e përgjithshme, do të fitojnë edhe në zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet nuk u shtynë, përkundër rekomandimit të IKSHPK-së, mbi rrezikun nga pandemia, tash neve do të na duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe fitores së shkurtit, t’ia bashkëngjesim atë të tetorit komunë për komunë. Ndërkohë dhe tërë kohën, çdo kund dhe secili respektojmë masat, vaksinohemi dhe mbrojmë veten e njëri-tjetrin

shprehet kryeministri Kurti.

“E dimë se zhvillimi e përparimi, shtimi i mirëqenies, luftimi i korrupsionit, janë të vështira. E dimë po ashtu se regresi, kthimi pas në situatën e pandëshkueshmerisë, është i lehtë sepse të korruptuarit ende janë aty, të rinj e të vjetër, edhe nëpër komuna, dhe janë gjithnjë të gatshëm për pushtet, përderisa ende nuk është reformuar sistemi i drejtësisë”, është shprehur Kurti, transmeton Observeri.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se ndryshimet e bëra në qeverisje mundësojnë ndryshimet e nevojshme nëpër komuna, e sipas tij, kur qytetarët i ndryshojnë komunat për të mirë, ndryshimet e dëshiruara në vend përshpejtohen./Observeri/

Artikuj të ngjashëm