E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Kurti: Nga një vend pa kontratë për vaksina anti-COVID-19, siguruam 2.2 milionë sosh

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot bëhen gjashtë muaj nga formimi i Qeverisë që ai drejton, ndërsa tha se nga një vend ku as nuk kishte kontratë për sigurimin e vaksinave antiCOVID, sot Kosova është vendi i dytë në rajon për vaksinimin e qytetarëve.

Ai tha se nga formimi i Qeverisë më urgjentja ishte menaxhimi i pandemisë.

Nuk gjetëm asnjë vaksinë, asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre, ndërkaq sot që flasim i kemi siguruar 2.2 milionë vaksina dhe janë administruar 1.2 milion sosh. Vaksinimin e filluam të fundit në rajon me një diferencë bukur të madhe kohore dhe refuzuam të marrim vaksinat që nuk janë aprovuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, ndërsa sot jemi në rajon shteti i dytë për vaksinimin e qytetarëve.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Kurti tha më tej se varianti Delta mori mori shumë jetë të njerëzve.

Sipas tij, masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë efektin e tyre dhe nga mbi 2 mijë raste në ditë, numri ka rënë në 173 të të infektuarve sa ishin një ditë më parë, ndërkaq numri i të hospitalizuarve ka shënuar rënie për 71 për qind.

Në emër të qeverisë shpreh ngushëllime për secilën jetë të humbur, duke shpresuar se ke kemi lënë prapa më të keqen dhe duke shpresuar se kësaj pandemie do të vie e po i vie fundi, e fundin e secilës do ta shohim më shpejtë nëse vaksinohemi të gjithë e sa më shpejt.

Shtoi Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Vitia thotë se mungesa e investimeve në shëndetësi na solli te kjo situatë pandemike

Artikuj të ngjashëm