E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Kurti: Në veri rrugët janë bllokuar me kamionë pronë komunale, i ftoj t’i heqin

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ftoi edhe një herë serbët të zhbllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kryeministri është shprehur i lumtur që problemi me targat po merr fund dhe u bëri thirrje institucioneve komunale në vëri të largojnë kamionët.

Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar. Pengesat në rrugë, ata kamionë, janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përben shkelje të pronës publike. I ftoj kryetarët e komunave që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga. Ftoj edhe serbët të tërhiqen pasi e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Të hënë, Qeveria vendosi masë reciprociteti me Serbinë për targat. Tash e tutje, veturat me targa të Serbisë kur të futën në Kosovë duhet të marrin në kufi targat e përkohshme RKS, njësojë siç bën Serbia me veturat me targa RKS./observeri/

Lexo edhe: Kurti reagon ndaj deklaratave të Vuçiq: Vërejta shumë inat, shumë vrer

Artikuj të ngjashëm