E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti në njëvjetorin e zgjedhjeve në SHBA: Fitorja e Biden i parapriu fitores historike të LVV-së

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës ka kujtuar 3 nëntorin e vitit 2020, kur Joe Biden u zgjodh president i SHBA-së

Kurti ka thënë përmes një statusi në Facebook se 3 nëntori i vitit 2020 ishte një ditë historike dhe se fitorja e Bidenit në SHBA, i ka paraprirë fitores historike të LVV-së më 14 shkurt të këtij viti.

Sipas Kurtit, dy palë zgjedhjet, ato të 3 nëntorit në SHBA dhe të 14 shkurtit në Kosovë, dëshmuan se ajo çka i lidh dy republikat, janë parime dhe vlera demokratike.

Fitorja historike e presidentit Biden më 3 nëntor 2020, i ka paraprirë edhe fitores historike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 14 shkurt 2021, me një program të bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë dhe zhvillimit, një program jo shumë larg atij mbi të cilin kandidati Joe Biden ka kërkuar dhe fituar besimin e një shumice të madhe të votuesve amerikanë. Në këtë mënyrë, dy palë zgjedhjet, ato më 3 nëntor dhe ato më 14 shkurt, dëshmuan se ajo çka i lidh më thellësisht republikat tona, nuk janë interesa të ngushta gjeopolitike, por parime dhe vlera demokratike. Me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së tij, i uroj sërish presidentit Biden suksese e punë të mbarë

ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se është fat i mirë i Kosovës, që si president i aleatit më të rëndësishëm të shtetit, është zgjedhur miku i shqiptarëve për vite me radhë.

Megjithatë, për vendin tonë, rëndësia dhe domethënia e zgjedhjes së presidentit Biden, s’ka qenë vetëm për shkak të avokimit të tij për të drejtat tona në të kaluarën, por edhe për atë që ka premtuar dhe simbolizuar fitorja e tij për të ardhmen. Përkatësisht, fitorja e presidentit Biden i dëshmoi të gjithë botës se demokracia më e vjetër në botë vazhdonte t’u qëndronte besnike disa prej zakoneve më të rëndësishme të çdo shoqërie demokratike: sundimi i ligjit kundër politikanëve me synime diktatoriale, luftimi i krimit dhe korrupsionit në të gjitha format e tyre dhe, mbi të gjitha, respektimi i vullnetit të qytetarëve, të shprehur përmes zgjedhjeve të lira e të drejta. Me fitoren e presidentit Biden, këto vlera i janë rikthyer jo vetëm vetë ShBA-së, por edhe politikës së jashtme të saj, duke përfshirë në veçanti marrëdhëniet me Republikën e Kosovës

është shprehur Kurti.

Artikuj të ngjashëm