E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Kurti: Në Gjakovë fitojmë me të parën

- Advertisment -spot_img

Lëvizja Vetëvendosje synon që Komunën e Gjakovës ta fitojë pa balotazh. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, gjatë vizitës në këtë qytet tha se në disa komuna nuk do të mund të fitojnë pa balotazh, porse Gjakova nuk do të jetë një prej tyre

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër i Kosovës, është shprehur i bindur në fitoren e kandidates së LVV-së në Gjakovë, Mimoza Kusari. Në një tubim në kundërshtim me masat anti-COVID, ku shkoi për t’i dhënë mbështetje Kusarit, Kurti tha se ka disa komuna ku partia e tij do të mbesë në balotazh, porse Gjakova nuk është e nuk duhet të jetë një ndër to.

Do të ketë komuna në Kosovë ku fitojmë në balotazh në raund të dytë, por Gjakova nuk ka nevojë të jetë njëra prej tyre, në Gjakovë duhet të fitojmë më 17 tetor. Pra, pas zgjedhjeve, kur të numërohen fletëvotimet Mimoza do të fitojë

ka thënë Kurti.

E Kusari në këtë takim dha disa premtime për arsim e punësim gjithëpërfshirës, për infrastrukturë e zhvillim të qëndrueshëm në Gjakovë.

Tash më 17 tetor është koha e kthimit të mirëfilltë të atij besimi qytetar që iu dha qeverisë qendrore më 14 shkurt edhe në nivelin komunal, në mënyrë që bashkë ne me qeverinë Kurti të jetësojmë planet për zhvillimin e mirëfilltë të Gjakovës

ka thënë ajo.

E Kurti shtoi se me të kryeministër, Gjakova do ta ketë më të lehtë përparimin e Komunës. “Diçka mund të bëhet me buxhet të Komunës, por shumëçka duhet të bëhet me buxhet të shtetit. Viti i ardhshëm është viti i parë kur unë si kryeministër do ta shkruaj buxhetin e shtetit në përputhje me programin e qeverisë e po ashtu edhe Mimoza do ta shkruajë buxhetin e Komunës për nevojat e Gjakovës

ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm