E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Kurti në 22 vjetorin e themelimit të policisë: Kujtojmë sot policët që ranë për një Kosovë të lirë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 22-vjetorit të themelimit.

Kurti thotë se me rrënjë tek lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri pa policinë nuk mund të ketë as pavarësi e as drejtësi, njofton Observeri.

Me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi.

ka thene Kurti

“Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji”, ka thene tutje Kurti

Kurti mes tjerash thotë se Qeveria do të ofrojë mbështje të pakursyer për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt.

Kujtojmë sot e përherë policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë. Qeveria do të ofrojë mbështetjen e pakursyer në misionin e përbashkët për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë.

ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook

Artikuj të ngjashëm