E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Kurti: Kosova nuk do të jetë pjesë e nismës Ballkani i Hapur

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Kurti ka thënë se Procesi i Berlinit është korniza dhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që të mos ketë nevojë për variante të tjera alternative.

ka thënë kryeministri Kurti

Kurti tha se dallimi mes Procesi të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është që në të dytin nuk e kemi BE-në. 

Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi pavarësisht pozitës që kemi e ta kërkojmë njohjen e saj e jo të presim mirëkuptim ndaj Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

tha Kurti

Ai ka përmendur katër elemente, që i ka konsideruar të domosdoshme për paqe të qëndrueshme në Ballkan në rrugën drejt bllokut evropian.

Në mesin e këtyre elementeve, ai ka përmendur sundimin e ligjit, demokratizimin, ballafaqimin me të kaluarën dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave.

Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka filluar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

Lexo edhe: Kurti: Serbia duhet të ndryshoj kushtetutën e saj, jo Kosova

Artikuj të ngjashëm