E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti i kënaqur me rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale

- Advertisment -spot_img

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, megjithatë e pranoi se kishte pritur rezultat tjetër.

Vetëvendosje nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh, ndërsa është në garë për 12 komuna.

Si kryetar i VV-së jam i kënaqur që shoh kaq kandidat në balotazh, siç jam i kënaqur që po shoh kaq shumë asamblistë në tërë Kosovën. Do të punojmë për qytetarët, do të shohim sesi të zgjerojmë mundësitë që të shtojmë kujdesin ndaj qytetarëve. Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve. Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej. Normalisht, kam pritur rezultat tjetër, por do të analizojmë pse ka ndodhur kjo.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

E si kryeministër, Kurti u shpreh tejet krenar se si u zhvilluan këto zgjedhje.

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale, ato ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident. Të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse. Si kryeministër, jam fort krenar që kishim miq evropian që vëzhguan demokracinë tonë, që mund të shërbejë si vend shembull në rajon dhe jo vetëm.

Tha Kurti

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë, Arben Vitia i VV-së është i pari me 35.433 vota apo 42.33 për qind. Vitia do të garojë në balotazh më 14 nëntor me Përparim Ramën e LDK-së që mori 24.572 vota apo 29.35 për qind.

Për humbjen e Agim Bahtirit në Mitrovicë, Kurti ka thënë se arsyeja mund të jetë edhe mosndihmesa e mjaftueshme e partisë për të.

Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falënderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër.

Përfundoi Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Lista Serbe s’arrin ta fitojë Kllokotin, shkon në balotazh

Artikuj të ngjashëm