E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti: I inkurajoj gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment barazie

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Pas ushtrimit të drejtës së votimit, Kurti ka inkurajuar qytetarët që të dalin të votojnë sa më masivisht. Ndërsa ai ka thënë se Qeveria do të punojë në fuqizimin e komunave.

Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit, porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës anembanë komunave të shtetit tonë, sot vendosin se kush do të vendosë. Përcaktohen kush do të jenë udhëheqjet e përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj gjithë qytetarët, pa dallim prejardhje, përkatësie apo pasurie, që të shfrytëzojnë këtë moment barazie, t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot. Si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë bashkë me Qeverinë, do të punojë e bashkëpunojë shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. Katër vjet të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës, anekënd Kosovës në të gjitha komunat ku jetojnë e punojnë

ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm