E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Kurti i fton aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! të ndezin turbinat (VIDEO)

- Advertisment -spot_img

Kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Me këtë rast kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se qytetarët tek kutitë e votimit do të marrin vendim për jetën e përditshme që ka rëndësi më të madhe se 17 shkurti.

Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri

Albin Kurti- Kryeminister i Republikës së Kosovës

Kurti iu ka kërkuar aktivistëve të partisë së tij që pasi i kanë ndezur motorat, tash t’i ndezin edhe turbinat.

Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona

Albin Kurti- Kryeminister i Republikës së Kosovës

Ai i ka përmendur edhe disa nga punët e mira që sipas tij janë bërë nga qeveria që drejton.


Artikuj të ngjashëm