E premte, 7 Tetor, 2022
spot_img

Kurti foli për takimin me Lajçak dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin që pati dje me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk kanë biseduar për arkivat e as për reciprocitetin ndaj Serbisë.

Në një konferencë për media, Kurti u pyet se çka është biseduar në takimin me Lajçakun, për të cilin tha se nuk kanë biseduar diçka tjetër, përveç asaj që është përmendur në komunikatën e ZKM-së.

Nuk kemi biseduar tema të cilat nuk janë përmendur në komunikatë, nuk ka pasur diçka të re që do të mund ta ndaja me juve si lajm. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur kemi samitin në Slloveni midis BE dhe 6 shteteve të ballkanit perëndimor. Nuk ka një datë të caktuar kur do të jetë takimi jonë i radhës. Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për propozimet tona që i kemi dhënë për raportet me Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk e kemi diskutuar as çështjen e reciprocitetit, përveç kam theksuar se krerët e shteteve evropiane, kanë pranuar një letër nga unë për shkeljet që po i bën Serbia.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Rreth një javë më parë, deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore që kanë të bëjnë me UÇK-në., ngjalli reagime të shumta.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se e duan reciprocitetin në mënyrë që Serbia t’i heq barrierat e vendosura ndaj Kosovës. Kurti deklaroi se kur te jenë gati që ta vendosin këtë masë do të njoftohen qytetarët, shkruan Gazeta Express.

Kurti foli edhe për aplikimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ne nuk e shohim reciprocitetin si mjet për hakmarrje, por si koncept që derivon nga vlera e barazisë. Për ne barazia është vlerë. Nga barazia si vlerë derivon reciprociteti. Prandaj ne duam që Serbia t’i heq barrierat. Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe ta merrni vesh. Lidhur me një vjetorin e marrëveshjes që ka qenë në formë të dy zotimeve të njëanshme në Uashington më 4 shtator, mund të them që Ministria e Punëve të Jashtme bën analiza dhe vlerësime të brendshme se ku do të aplikojmë, kur dhe për çka.

Shtoi Kurti

Kryeministri theksoi se Kosova nuk ndodhet në ndonjë rrezik aktualisht, mirëpo sa i takon vlerësimeve se kur do të aplikojë për anëtarësim, mbetet të shihet nga analizat e bëra nga MPJ-ja.

Pasi që është çështje e ndjeshme e brendshme, s’mund të them informacion të analizave, pa rrezikuar ta dëmtojë. Kemi për detyrë avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por si kur, dhe çka, janë pyetje që ngelen të vlerësimeve dhe analizave të brendshme.

Përfundoi Kurti

/observeri/

Lexo edhe: Nga 1 tetori, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë

Artikuj të ngjashëm