E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti: Evropa është kontinenti ynë e BE-ja fati ynë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.

“Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, tha Kurti gjatë takimit që pati sot me drejtorin e Shërbimit Evropian të Evrpimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tamas Szunyog.

Gjatë takimit është biseduar edhe për liberalizimin e vizave. Kurti ka thënë se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizim dhe se ka tri vjet që Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave./observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm