E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Kurti emëron këshilltar Florim Isufin e Komisionit për Demarkacion me Malin e Zi

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot këshilltar profesorin universitar, Florim Isufi, i cili ka qenë pjesë e Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas ZKM’së, Isufi do te jëtë këshilltar i Kurtit për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit. Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re.

ZKM

/observeri/

Lexo edhe: ​Mbërrijnë vëzhguesit e parë të BE-së për zgjedhjet lokale/ Detaje

Artikuj të ngjashëm