E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Kurti: E vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja nga Serbia

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor u shpreh se BE duhet t’i mbetet besnike esencës së saj që është zgjerimi.

Në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillon punimet në Brdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Deutsche Wellen u shpreh mbi rëndësinë që ka ky samit për Kosovën.

Ai tha se Bashkimi Evropian shpresoj që t’i mbetet besnik esencës së vet që është zgjerimi.

Prej se është formuar si projekt politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit, Bashkimi Evropian është zgjeruar dhe kjo duhet të përmbyllet me përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.” Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin

theksoi Kurti.

Para takimit me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Kurti theksoi se “e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ç’rast Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën, dhe ta pranojë edhe gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë edhe gjenocidin në Kosovë.”

Kryeministri Kurti u shpreh edhe në lidhje me reciprocitetin, vendosja e të cilit nga ana e Kosovës shënoi shtimin e tensioneve në javët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Reciprociteti është një mënyrë e shëndoshë për marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilin ne nuk e kemi as për inat ndaj dikujt ose për hakmarrje ndaj ndokujt, por si mënyrë që derivon nga koncepti i barazisë.

ka thene Kurti.

I pyetur nëse kthimi drejt Kinës dhe Rusisë është mundësi për Kosovën, Kurti është përgjigjur menjëhere me “jo”.

Ne kurrë nuk kemi marrë as një vaksinë të vetme nga Federata Ruse apo Kina. Bashkimi Evropian është destinacioni ynë dhe Evropa është kontinenti ynë

ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm