E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media sot

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media.

Konferenca pritet të mbahet me fillim nga ora 16:00.

Pritet që në këtë konferencë të jepen më shumë detaje sa i përket situatës në komunat e veriut të Kosovës.

Pas vendimit të ministrit Sveçla për reciprocitet në targa, provokimet nga ana e serbëve nuk kanë të ndalur.

Tash e gjashtë ditë, rrugët që çojnë për në pikat kufitare 1 e 31, përkatësisht Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar me barrikada nga serbët lokal për të kundërshtuar këtë vendim.

Ndërkaq, mbrëmë pas mesnate është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Potok, e në të njëjtën Qendër në Zveçan janë gjetur dy mjete shpërthyese. /observeri/

Artikuj të ngjashëm