E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kurti do të takohet me Vuçiqin, në praninë e Merkelit dhe Macronit

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pauzën mes dy sesioneve të Samitit që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Lexo edhe: Presidentja e Komisionit Evropian: BE duhet t’i dërgojë mesazh të qartë shprese Ballkanit Perëndimor

Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje.

Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.

Këtë takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka paralajmëruar dje ky i fundit përmes një konference për media.

Pres që nesër Merkel dhe Macron të na ulin enkas mua dhe Kurtin për të biseduar.

Vuçiq

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm