E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurti dhe ambasadorja e Francës diskutojnë për projektet në fushën e energjisë

- Advertisment -spot_img

Bashkëpunimi në projekte zhvillimore në fushën e energjisë dhe ujësjellësve, ishin temat kyçe në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadores së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Sipas njoftimit për media, në takim u theksua domosdoshmëria e ndërmarrjes së veprimeve në mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme. U bisedua edhe për projektin e mbështetur nga ambasada franceze në Kosovë për ujësjellësin në kryeqytet.

Kurti e njoftoi për impiantin e parë për trajtimin e ujërave të ndotura urbane, të përuruar dje në Prizren si dhe projektet që po zhvillohen për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në komunat e tjera.

Në këtë takim të përbashkët me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u bisedua edhe për të arriturat kryesore të Qeverisë në këta shtatë muaj, punën drejt reformave thelbësore dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës. U ritheksua përkushtimi për intensifikim të marrëdhënieve bilaterale në rrafshin politik dhe ekonomik. Ambasadorja Butel rikonfirmoi përkrahjen e Ambasadës së Francës në Kosovë për projektet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Kosovari kapet me revole në Aeroportin e Prishtinës

Artikuj të ngjashëm