E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Kurti dëshmon në gjykatë për kërcënimin që mori nga Haxhi Hoti i Nismës

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit në rastin ku ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, po akuzohet për kërcënimin e tij.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja.

Në seancën e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Kurti, i dëmtuar në këtë rast, ka dhënë dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Javorka Prilinçeviç dhe mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Rasim Hoti. /BetimipërDrejtësi.

Image

Artikuj të ngjashëm