E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti BE-së: Zëri i qytetarëve të Kosovës duhet të dëgjohet nga ju

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër vendimin për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në takimin e Komisionit për MSA-në, Kurti ka përmendur zhvillimin ekonomik e reforma në drejtësi në kuadër të forcimit të shtetit. Ai ka thënë se të gjitha reformat janë në agjendë për reformë evropiane.

Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe deri në fund të këtij viti pritet të rritet edhe zhvillimi ekonomik. Kemi pasur rritje të hyrave importeve etj. Kemi menaxhuar pandeminë dhe jemi vendi i parë në rajon me mesataren e numrit të vaksinave Kemi filluar reformat rrënjësore në drejtësi me veting dhe ligjin për pasuri të pajustifikueshme. Këto reforma do të forcojnë shtetin e së drejtës. Kemi themeluar struktura ndërinstitucionale për procesin e integrimit evropian. Këto edhe tema të tjera do të diskutohen hollësisht në ketë komision sot e nesër dhe këto janë prioritete edhe në agjenda për reforma evropiane

ka thënë Kurti.

Lexo edhe: Konjufca kritikon BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën

Më tej ai ka thënë se edhe BE-ja duhet të ketë përmbushje për çështjen e Kosovës.

Edhe zëri i qytetarëve të Kosovës duhet të dëgjohet nga ju. Veprimi për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i padrejtë dhe dritëshkurtër

ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm