E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Kurteshi reagon pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së: Protesta është thelbi i demokracisë

- Advertisment -spot_img

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili ka qenë edhe Avokat i Popullit ka reaguar pas arrestimeve dhe dhunës policore të ushtruar ndaj aktivistëve të PSD-së sot gjatë një aksioni të mbajtur nga kjo parti kundër Gjykatës Speciale të Kosovës meqë rast kishte ardhur për vizitë zyrtare në Prishtinë, kryetarja e DHSGJK-së, Ekaterina Trendafilova.

Kurteshi tha se arrestimi i protestuesve në Kosovë është më i lehtë sesa këtë e lejon Kushtetuta dhe kjo bëhet edhe më e lehtë kur protestuesit nuk janë pjesë e pushtetit.

Ai ka thënë se protestat e qytetarëve kundër veprimeve të pushtetit janë shprehje e thelbit të demokracisë dhe poashtu janë të lejuara me Kushtetutë dhe me ligj.

Protesta e qytetarëve apo grupeve të njerëzve të organizuar kundër veprimeve të pushtetit, apo edhe veprimeve që ligjërisht duhet të mbrohen nga institucionet shtetërore, edhe pa leje të institucioneve kompetente, janë shprehje e thelbit të demokracisë, derisa ato janë të lejuara me Kushtetutë e ligj.
Protestuesit nuk mund të arrestohen për pjesëmarrje në një protestë të qetë, që nuk rrezikon jetën dhe pasurinë e të tjerëve.

ka thënë Kurteshi

Kurteshi tutje ka thënë se protestën e sotme të aktivistëve të PSD-së kundër konferencës së Trëndafilovës policia ka mundur ta ndaloj por jo me pëdorimin forcës së dhunshme,

Në rastin e protestës së sotme nga grupi i aktiviste/ëve të PSD, kundë konferencës për media të Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, policia mund t‘i ndalojë, largojë, kufizojë veprimet dhe lëvizjet e protestuesve me forcë, por jo me pëdorimin forcës së dhunshme, dhe atë vetëm në masën e mundësimit të kryerjes së veprimit të paraparë të institucioneve, pa përdorur në asnjë rast dhunën fizike ndaj protestuesve

ka thënë Kurteshi.

Artikuj të ngjashëm