E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurteshi pretendon se janë vjedhur votat në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

- Advertisment -spot_img

Gjatë mbledhje së KQZ-së sot, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe përfaqësuesi i LDK-së, Florian Dushi janë përplasur për sa i përket mundësisë për manipulimin e votave në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Kurteshi gjatë kësaj mbledhje ka ndërhyrë vazhdimisht gjatë kohës sa fliste Dushi.

E kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe që të mos bëjnë akuza politike.

Këtu ka pasur përpjekje për vjedhje industriale. Po po, LDK-ja dhe PDK-ja. Veç pak, le kush ka mujt çka ka mujtë. Me një vendvotim, me një vendvotim në Republikën e Kosovës. Nëse e kemi një marrëveshje mos me ndërhy, mos ndërhyjë. Në një vendvotim, në Komunën e Fushë Kosovës të quajtur Harilaq, komisionari i PDK-së dhe i LDK-së kanë filluar më i vulosë fletëvotimet e papërdorura. 22 i ka marrë policia, dmth me vjedhë. Ne i vulosë pa qenë njerëzit. Kur është tërheq vërejtja i kanë shqyer. Ato ka ardhë dhe i ka marrë policia. A është kështu. Po flasim për diçka që është vepër e rëndë penale, krim dhe thonë jo këtu i kemi votat. S’keni vota kurrgjë as ju, keni përpjekje për vjedhje ashtu siç ka ngja deri tash. S’ka me ngja më. S’kemi me leju ma një gjë të tillë.

Sami Kurteshi – Përfaqësues i LVV-së në KQZ

Kurteshi ka vazhduar që të insistojë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti ka pasur manipulim të votave nga PDK-ja dhe LDK-ja,

Nuk ka me gjujtë gurin e me fshehë dorën. Kush ka votu, kur ka votu, për 200 vota, për 400 vota dhe në çfarë mënyre dhe për çka ka votu. Ne po themi qiky komisioner i kësaj partie dhe i kësaj partie dhe një anëtarë i KKZ-së kanë vjedhë vota. Po i përmendi konkretisht, se s’kemi arsye, e vërteta është ajo dhe s’kemi qa me fshehë këtu. Nëse dikujt i duket se duhet me e gjujtë gurin dhe me fshehë dorën, ne nuk e kemi ndërmend me e ba këtë. Nëse doni me e hapë çështjen e Listës Serbe, urdhëroni hapeni. Nëse doni me e diskutu çështjen e futjes së partive me 10 vota-12 vota, çështja e 360 votave të helmuara, që dy vite e gjysmë janë në hetime.

Tha Kurteshi

Madje Kurteshi tha se në një rast ka pasur ndërhyrje edhe të Policisë së Kosovës.

Këtu e kemi krimin e organizuar. Qitu oshtë. Mos u mundoni që të fshehin veprime, jo i kemi numëru, jo si kemi numëru. Ka hy policia, i ka burgosur tre vetë, për veprën penale ‘shkelje të kodit zgjedhor’ se kanë kqyr me vjedhë vota. A muni me fol me qit gjuhë naj herë a jo. Hiç bre. Ose keni me fol direkt në këtë institucion…S’ka me u vendosë më në këtë tavolinë se kush fiton, ka me u vendos atje në vendin e ngjarjes. Këtu e kemi për detyre me e numëru dhe me e çu sipas ligjit e jo me vendosë ne se kush ka me shku në Parlament e kush jo.  Ky shtet ja ka mu ba ligjor ja ka me u shkatërrua. Me krimin e organizuar shtetëror, s’ka me u vazhdu  ma.

Shtoi Kurteshi

Pas këtyre deklaratave, anëtarët e tjerë kanë kërkuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi që të ndërpresë Kurteshin.

Por i njëjti as pas këtyre ankesave nuk është ndalur.

Kryesuesi Radoniqi kërkoi pesë minuta pauzë. /observeri/

Lexo edhe: Gazsjellësi, Haradinaj e quan Kurtin sabotues të orientimit perëndimor të Kosovës

Artikuj të ngjashëm